FTESË PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE MAJ 2018
- Kujtim Hameli
- Dec 4, 2017
- 1 min read
Shoqata Ndërkombëtare për Kërkime në Shkencat Shoqërore (IASSR) në bashkëpunim me Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” në Kosovë kanë nderin t'ju ftojnë në pjesëmarrje në Konferencën e XVI Evropiane për Shkencat Sociale dhe Kognitivo- bihjeviorale ((XVI. European Conference on Social and Behavioral Sciences) e cila do të mbahet në Prizren, Kosovë më 10-12 maj 2018.
Konferenca synon të krijojë një platformë për ngritjen e çështjeve të ndryshimeve, sfidave dhe përgjegjësive në botën e shkencave shoqërore. Thirrja është e hapur për të gjithë studiuesit, akademikët, hulumtuesit, mësimdhënësit dhe studentët e të gjitha shkencave shoqërore.
Gjuhët zyrtare të Konferencës janë shqip, anglisht dhe turqisht. Konferenca do të mbahet në Kampusin e “Universitetit të Prizrenit- Ukshin Hoti” në Prizren, Kosovë.
Ne besojmë se Konferenca e XVI Evropiane në Shkencat Shoqërore dhe Kognitivo – Bihejviorale do të jetë një ngjarje e rëndësishme dhe kuptimplote, duke sjellë së bashku studiues nga e gjithë bota të cilët do të ndajnë mendimin akademik, idetë, opinionet dhe ekspertizën e tyre në fushat respektive dhe kështu duke kontribuar në një kuptim më të mirë të ndryshimeve dhe sfidave në shkencat shoqërore.
Punimet e plota, të paraqitura në konferencë, do të jenë pjesë e botimeve në libra ndërkombëtar deri në fund të vitit 2018. Ju lutem klikoni në link për më shumë informacion rreth procesit të publikimit.
Linku i Konferencës:
http://iassr2.org/?page_id=2893
Linku per publikime:
http://iassr2.org/?page_id=69
Linku për dërgimin e punimeve:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfIQtzdG8tvpgw_ElXJH8_GeAcyfuKfZVy5z806YXR2rofgzQ/viewform
Comments